Studiuesit kanë zbuluar një antihelm të ri për pickimin e kobrës. Pickimi nga gjarpri u merr jetën mijëra njerëzve në vit dhe rreth 100 mijë vuajnë nga vdekja e indeve të trupit dhe qelizave të shkatërruara nga helmi.

Studimi i fundit ka arritur të zbulojë një hollues të zakonshëm gjaku i cili mund të përdoret si antidot. Droga heparina mund të ripërdoret si një antidot për helmimin nga gjarpri, duke reduktuar numrin e lëndimeve të shkaktuara nga pickimi.

Trajtimi aktual kundër helmit është i shtrenjtë dhe jo plotësisht produktiv pasi nuk trajton në mënyrë të efektshme nekrozën e mishit në vendin ku është pickuar.

Me anë të teknologjisë së modifikimit të gjeneve Crispr për të identifikuar mënyrat për të bllokuar helmin e kobrës, shkencëtarët përdorën drogën heparina dhe ilaçe të tjera të lidhura me të, të cilat mund të ndalojnë nekrozën e shkaktuar nga pickimi i kobrës.

“Zbulimi ynë mund të zvogëlojë në mënyrë drastike dëmtimet e tmerrshme nga nekroza e shkaktuar nga pickimi i kobrës, mund të ngadalësojë përhapjen e helmit dhe gjithashtu mund të përmirësojnë dhe normat e mbijetesës,” tha profesor Greg Neely, një autor i studimit nga Qendra Charles Perkins dhe Fakulteti i Shkencave në Universitetin e Sidneit.

Studiuesit zbuluan se ndryshe nga kundëhelmet aktuale për pickimin e kobrës, të cilat i përkasin teknologjisë së shekullit të 19-të, ilaçet e heparinës veprojnë si një antidot mashtrimi. Antidoti mund të lidhet dhe të neutralizojë toksina brenda helmit që shkaktojnë dëmtim të indeve.

“Ky kundërhelm është tashmë vetëm pesë vite larg. Shpresojmë që antidoti i ri kundër helmit të kobrës që gjetëm mund të ndihmojë në luftën globale për të reduktuar vdekjen dhe dëmtimet nga pickimi i gjarprit në disa nga komunitete më të varfra në botë,” tha më tej profesor Neely.

Ndërkaq Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka identifikuar pickimin e gjarprit si një prioritet në programin e saj për trajtimin e sëmundjeve tropikale të neglizhuara dhe ka shpallur një qëllim për të ulur barrën globale të pickimit të gjarprit deri në vitin 2030./tvklan.al