Menjëherë pas qëndrimit të CIA-s se Covid-19 doli nga laboratorët e saj, Kina ka reaguar përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme Mao Nin.

Ajo tha se kjo hipotezë është e pamundur dhe këtë e vërtetoi edhe ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë që ka vizituar laboratorin e virologjisë në Uhan, prej nga janë hedhur dyshime se ka dalë koronavirusi.

Pekini i kërkoi Shteteve të Bashkuara të ndalojnë politizimin dhe instrumentalizimin e çështjes së gjurmimit të origjinës së koronavirusit.

CIA publikoi të dielën një qëndrim të ri ku shprehte dyshimet se Covid-19 ka dalë nga laboratorët në Kinë, megjithëse në vlerësimin e saj tha se nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur plotësisht këtë hipotezë.

Qëndrimi i ri i CIA-s vjen pasi John Ratcliffe u konfirmua javën e kaluar si drejtor i kësaj agjenice nën administratën e dytë të Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump.

Klan News