U gjet fajtor për shkeljet në tenderin për RTSH Agro
Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” për ish-drejtuesin e Radio Televizionit Shqiptar Thoma Gëllçin.
Në fuqi u la dënimi edhe për 3 zyrtarë të tjerë të akuzuar për “Shkelje të barazisë në tendera” në lidhje me tenderin për kanalin RTSH Agro, që sipas SPAK ishte dhënë në shkelje të procedurave.
4 zyrtarët u hetuan nga SPAK pas hetimeve të përcjella nga Prokuroria e Tiranës që nga muajit Tetor 2021.
Tv Klan