Kombëtarja shqiptare, ka nisur grumbullimin këtë të hënë, për dy ndeshjet e muajit shtator, ndaj Gjeorgjisë dhe Ukrainës, në Ligën e Kombeve.

Lojtarët prezentë në seancën e sotme stërvitore ishin: Thomas Strakosha, Alen Sherri, Simon Simoni, Andi Hadroj, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Ylber Ramadani, Sebastjan Spahiu, Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Rey Manaj, Taulant Seferi dhe Agim Zeka.

Në orët e ardhshme, pritet të bashkohen me skuadrën edhe lojtarët e tjerë, që kanë qenë të angazhuar me klubet e tyre.

Shqipëria do të përballet më 7 shtator me Ukrainën në transfertë dhe tre ditë me vonë me Gjeorgjinë në stadiumin “Air Albania”, dy sfida do që do të transmetohet në Tv Klan.

/tvklan.al