Victor Osimhen vazhdon të besojë se mund të ndryshojë skuadër. Sulmuesi ka prishur çdo marrëdhënie me Napolin dhe është në një situatë të vështirë.

Klubi italian e ka përjashtuar nga lista e Serisë A, ndërsa thuhet se i kanë hequr edhe fanellën me numrin 9, për t’ia dhënë afrimit të verës, Romelu Lukaku.

Raportimet e fundit nga Italia, bëjnë me dije se Osimhen mund të transferohet te skuadra e Galatasaray-t. Pas dëmtimit të Mauro Icardi-t, turqit janë futur në merkato, për të gjetur një sulmues tjetër dhe janë në bisedime për të afruar Osimhen.

Drejtuesit e Galatasaray-t, dëshirojnë ta afrojnë në huazim për një sezon sulmuesin nigerian. Nuk përjashtohet mundësia e një marrëveshje në orët e ardhshme.

Galatasaray ka kohë deri më 13 shtator për një akord, datë kur mbyllet merkato në Turqi. /tvklan.al