Victor Osimhen, më në fund ka gjetur një zgjidhje për karrierën e tij. Sulmuesi do të vazhdojë karrierën në Turqi, te skuadra e Galatasaray-t.
Këta të fundit, mbyllën marrëveshjen shumë shpejt me Napolin, për huazim një vjeçar. Klubi turk do të paguajë gjithashtu pagën e lojtarit, e cila është 10 milionë euro në sezon.
Menjëherë pas arritjes së akordit, Osimhen u nis drejt Stambollit dhe rreth orës 3 të mëngjesit të kësaj të marte, iu rezervua një pritje e ngrohtë nga mijëra tifozë, që kishin dalë ta prisnin.
Sa i përket marrëveshjes, 25-vjeçari do të jetë te Galatasaray i huazuar për një sezon, pa opsion blerje, ndërsa ka zgjatur kontratën me Napolin deri në verën e 2027, me italianët që do të provojnë ta shesin në merkaton e ardhshme. /tvklan.al