Napoli dhe Khvicha Kvaratskhelia, kanë arritur marrëveshjen mes tyre, për të rinovuar kontratën.

Palët kanë qenë në bisedime prej kohësh, por vetëm tani ka një akord, për zgjatjen e bashkëpunimit, deri në vitin 2029, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Futbollisti gjeorgjian, i ka kthyer përgjigje pozitive presidentit Aurelio De Laurentiis, i cili i kishte ofruar rinovimin prej kohësh.

Kvaratskhelia, do të përfitojë një pagë prej 5 milionë eurosh, plus bonuse, të vendosura, në varësi të objektivave.

Kontrata e re, do të zyrtarizohet në ditët e ardhshme, ndërsa nuk ka një klauzolë largimi. /tvklan.al