Prishet vendimi për Moisi Habilaj, Nazer Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj. Ata do të rigjykohen
Gjykata e Posaçme e Apelit ka zhbërë vendimin e shkallës së parë për dënimin e Moisi Habilajt dhe të tre bashkëpunëtorëve të tjerë, duke rikthyer çështjen për rigjykim. Habilaj, Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj kërkuan të shpallen të pafajshëm, por gjykata refuzoi kërkesat e tyre.
Ata do të gjykohen nga një tjetër trupë gjykuese, dhe jo nga trupa Fuat Vjerdha kryesues, dhe dy anëtarët, Elona Toro e Lutfie Celami, të cilët në shkallën e parë i dënuan me burg.
Katër të pandehurit u dënuan në 18 Maj të vitit 2021 me heqje lirie. Moisi Habilaj u dënua në atë kohë me 10 vite burg për trafik dhe kultivim narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe me nga 9 vite Nezar Seiti, Meridjan Sulaj dhe Fatmir Minaj.
Moisi habilaj rezulton i dënuar edhe nga drejtësia italiane me 15 vite burg. Ai ndodhet në arrati prej dy vitesh, pasi theu masën e arrestit në shtëpi në shtetit fqinj. Grupi i drejtuar nga vëllezërit Habilaj akuzohet se ka trafikuar përtej Adriatikut shqiptare drejt brigjeve italiane, gati 30 ton kanabis në 4 vite në vlerën e 300 milionë eurove.
Habilajt u hetuan në të njëjtën dosje ku u hetua edhe ish ministri Saimir Tahiri, i dënuar me 3 vite e katër muaj burgim për shpërdorim detyre.
Klan News