Kompania “Apple” mund të detyrohet nga rregullat e reja të BE-së për të ndryshuar fishin e karikuesit. Gjigandi teknologjik do të detyrohet të ndryshojë nga fishi aktual (Lightning Connector) në modelin USB-C, duke unifikuar kështu sipas Parlamentit Europian të gjitha modelet e reja të celularëve me një karikues.
“Apple” do të jetë i detyruar të përdorë këtë karikues në vendet e BE-së, por me siguri edhe në SHBA do të kalohet në modelin e zakonshëm të llojit C.
“Për të reduktuar mbetjet elektronike dhe për ta bërë më të lehtë jetesën e përdoruesve, eurodeputetët duan të marrin masa detyruese për karikuesit e telefonave që të përshtaten për çdo pajisje si tablet”, shprehet një eurodeputet.
iPhone në 2007-ën është prezantuar me një karikues të projektuar nga Apple, për të kaluar tek fishi aktual nga viti 2012 me iPhone 5 dhe në 2019-ën në modelet e “iPad Pro” është ndryshuar me llojin C të karikuesve. /tvklan.al