Kompania amerikane e teknologjisë Apple është e gatshme të shpenzojë shuma të mëdha parash. Dhe kjo në këmbim të sigurisë kibernetike.

Konkretisht, Apple, ka ofruar 1 milion Dollarë për këdo që mund të hakerojë inteligjencën artificiale të krijuar prej Apple, e njohur si “Apple Intelligence”.

Kompania amerikane është shprehur se kushdo është i lirë sulmojë kibernetikisht këtë program të sajin nëse do të arrijë të thyejë sigurinë. Cilido që ja arrin, do të përfitojë 1 milion Dollarë.

Ndërsa Apple do të mësojë pikën e dobët në sistemin e vet të sigurisë, duke patur mundësi ta përforcojë më shumë.

“Apple Inteligjence” është një sistem i integruar i inteligjencës artificiale që funksionon në serinë e iPhone 16 dhe të iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max.

CEO i Apple, Tim Cook, tha se kjo teknologji shënon një kapitull të ri në inovacionin e Apple.

/tvklan.al