Arben Ristani, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, mesditën e së martës u paraqit në Prokurori ku iu komunikuan akuzat për falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash për kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ristani i cilësoi akuzat si të nxitura politikisht, pasi sipas tij, Prokuroria nuk ka asnjë provë.
“Unë si Arben Ristani nuk kam asnjë lidhje me këtë histori, akuza është e nxitur dhe organizuar politikisht. Nuk ka prova, nuk ka asnjë dokument”.
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së është i pari nga tre zyrtarët e kësaj force politike që u paraqit në organin e akuzës pas refuzimit të bërë ditën e hënë nga kryedemokrati Basha dhe financieri Ilir Dervishi.
Basha iu drejtua me një letër Prokurorisë ku theksonte se thirrja konsiderohet shkelje e ligjit, pasi ai nuk është njohur me faktet mbi hetimin e parave të lobimit të PD-së në SHBA. Pas kësaj, prokurorët e çështjes urdhëruan shoqërimin e detyrushëm të Luzim Bashës nëse ai nuk paraqitet në Prokurori mëngjesin e 20 Qershorit.
Tv Klan