Ergys Mërtiri: Protesta ishte fitore për Berishën, por i shërben Edi Ramës
Tetor 8, 2024
Gazetari Ergys Mërtiri mendon se protesta e 7 Tetorit, e konsideruar si dita e parë e mosbindjes civile, ishte një fitore për Sali Berishën, por jo për opozitën. I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Mërtiri u shpreh se përmes kësaj proteste Berisha u riafirmua si kreu i opozitës kundrejt rivalëve të tij, ndërkohë që nga ana tjetër i ka shërbyer Kryeministrit Edi Rama për të qëndruar në krye të qeverisë. Sipas Ergys Mërtirit, protesta në tërësi ishte dështim pasi nuk tërhoqi elektorat gri, por kishte vetëm militantë. “Protesta ishte dështim, kjo lloj proteste i shërben vetëm Edi Ramës....