Gazetari Enton Abilekaj thotë se protesta e opozitës ka krijuar avantazhin dhe momentin superior që i duhej asaj. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari Abilekaj thekson se e djeshmja ja arriti qëllimin, por të sotme e quan “ndarje dekoratash” që sipas tij, e kompromentoi atë që ndodhi dje.

Blendi Fevziu: Berisha doli komplet në mbrojtje të protestës. E konsideroi një çështje të njerëzve të lirë që nuk janë dorëzuar. Cili është komenti juaj?

Enton Abilekaj: Normalisht që do e mbronte. Protesta besoj krijoi avantazhin, krijoi momentin superior që i duhej opozitës duke pasur parasysh se edhe mediat e huaja i dhanë rëndësi çështjes dhe theksonin idenë e qeverisë teknike. Fillimi i një momenti të mirë për opozitës.

Nëse protesta e pati vëmendjen e duhur, duhet të vazhdonte derisa të realizohej kërkesa që të vazhdonte të ishte në vëmendje. Duhet të vazhdonte të kishte hapësirat e mediave të huaja dhe të shtonte presionin ndaj qeverisë. E djeshmja ia arriti qëllimin, por e sotmja që ishte ndarje dekoratash dhe nuk ishte aksion, e kompromentoi atë që ndodhi dje.


/tvklan.al