Çuditë në vendin tonë nuk kanë të sosur. Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” në Tv Klan ka ndaluar në një dyqan në Libofshë ku krahas bukës, domateve dhe ushqimeve të tjera, tregtohet edhe fostoksina. Ky produkt i ndaluar vepron me erë që do të thotë se kontaminon gjallesat afër pa qenë nevoja të konsumohet.
Qytetari: Si je?
Shitësi: Mirë!
Qytetari: Sa janë këto mollët?
Shitësi: 1500-nd!
Qytetari: Po domatet me sa janë?
Shitësi: Ato atje janë me 500-nd lekë, këto këtu janë 1000 lekë.
Qytetari: Bukë e misrit?
Shitësi: 700-nd!
Qytetari: Edhe këtë bukën e misrit! Ma vë në një kështu këtë!
Shitësi: Ta vë unë, ta vë unë.
Qytetari: Po kështu fostoksinë për grurin, ke?
Shitësi: Kam unë, po…
Qytetari: Po nëm na një!
Shitësi: Varet, sa kokrra do ti.
Qytetari: Po pak hë sa për…
Shitësi: Hë…
Qytetari: 2 nga ato kokrrat!
Shitësi: Nuk hapen ato.
Qytetari: Sa është ajo kutia?
Shitësi: Ato janë…
Qytetari: Sa janë ato, që nuk ndahen fotoksinat?
Shitësi: Ato kanë 30 kokrra.
Qytetari: 30 kokrra?
Shitësi: Hë!
Qytetari: Eh sa bëjnë ato?
Shitësi: 5 mijë lekë!
Qytetari: Po nëma nji!
Shitësi: Atë e përdor, tik, e mbyll prapë!
Qytetari: Ok! Sa bëjnë të gjitha tani? Po për parazitë, ça ke?
Shitësi: Jo, nuk kam!
Qytetari: S’ke. Po për fungicide e kështu?
Shitësi: Jo, jo!
Qytetari: Faleminderit! Domethënë, këtë e hap nji kokërr.
Shitësi: E mbyll prapë.
Qytetari: Dhe pastaj e mbyll prapë këtë.
Shitësi: Është me gominë ajo.
Qytetari: Është me gominë ajo, se janë çikë kështu këto.
Shitësi: Jo, jo!
Qytetari: Mirë! Faleminderit! Hajd ia kalofshi mirë!/tvklan.al