Rama: Gjuha Shqipe, e kërcënuar nga rrjetet sociale
Nëntor 21, 2024
“Kur panë se gjuhës s’i hodhën dot prangat, lëshuan drejt saj gjithfarë merimangash. Parashtesa e pjesëza e lidhëza së prapthi, të bukurën gjuhë ta bënin lesh arapi”. Këto vargje të Ismail Kadaresë që kryeministri i citoi në Kuvendin Kombëtar të Gjuhës Shqipe, janë më aktuale se kurrë sot kur të gjithë përfshirë dhe Rama, pranojnë se gjuha jonë është nën kërcënim real nga platformat online. “Jemi në kushtet e një presioni të llahtarshëm kundër gjuhës shqipe, kundër drejtshkrimit të gjuhës shqipe, kundër artikulimit të kujdesshëm të gjuhës shqipe, si rezultat i rrjeteve sociale”, shprehet Rama....