Europa mund të jetë afër një Lufte të Tretë Botërore. New York Post shkruan se Berlini ka nisur të bëjë plane se si mund të vendosen rreth 800 mijë trupa të NATO-s, duke përfshirë amerikanë në Ukrainë. Në të njëjtën kohë Rusia ka rritur kërcënimet për përdorimin e armëve bërthamore nëse kërcënohet sovraniteti i saj.
Sipas dokumenteve sekrete ekziston një plan prej 1000 faqesh për të përgatitur Gjermaninë për mundësinë e një skenari të Luftës së Tretë Botërore.
Më tej, New York Post, duke iu referuar gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, dokumentet top-sekret japin detaje rreth ndërtesave dhe infrastrukturës për t’u mbrojtur, të cilat mund t’i vijnë në ndihmë civilëve, bizneseve dhe ushtrisë.
Gjithashtu Berlini po përgatitet për të vendosur 200,000 automjete ushtarake në të gjithë territorin gjerman, në rast se aleancës i kërkohet të bashkohet në luftë me Ukrainën.
Po sipas raportit Gjermania ka këshilluar qytetarët për të marrë masa për skenarin më të keq duke përfshirë instalimin e gjeneratorëve me naftë apo edhe turbinave me ere.
Alarmi për një luftë të mundshme nuk është dhënë vetëm në Berlin.
Suedia dhe Norvegjia janë mobilizuar gjithashtu duke shpërndare broshura dhe literaturë që udhëzojnë qytetarët se si reagojnë nëse konflikti i Luftës së Ukrainës mbërrin edhe në vendet e tyre.
Shqetësimi nga Europa u rrit menjëherë pasi presidenti rus Vladimir Putin vendosi të bënte disa ndryshime në doktrinën bërthamore.
Klan News