Reshjet e dëborës mbuluan të gjitha zonat malore të veriut të vendit natën e kaluar. Në akset Bogë-Theth dhe në Hani i Hotit-Tamarë në lartësinë mbi 1200m reshjet kanë qenë më të dendura, por autoritetet njoftojnë se mjetet borëpastruese janë në terren dhe po mbajnë të hapura akset kombëtare.
Në Fushë Arrëz, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut janë dëmtuar pothuajse të gjitha rrugët rurale, për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe rënies së gurëve. Për shkak të erës së fortë është dëmtuar një pjesë e çatisë prej llamarine e spitalit të Pukës.
Në Fushë Arrëz janë dëmtuar edhe disa banesa. Probleme të shumta ka edhe me furnizimin me energji elektrike sidomos në zonat malore.
Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në porte. Dallgët 2 metra të larta kanë bërë që në Durrës të pezullohet për 2 ditë flota e peshkimit dhe mjetet e vogla ndërsa tragetet kanë vijuar normalisht lëvizjet.
Tv Klan