A janë të gatshme bizneset shqiptare në veri të Kosovës për produkte serbe?
Nëntor 10, 2024
Biznesi duhet t’i përshtatet interesit të konsumatorëve, thonë përfaqësues të një kompanie kosovare, e cila, së voni, ka hapur një pikë shitjeje në Leposaviç, komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës. Ata zotohen se në raftet e dyqanit të tyre ushqimor atje do të ketë edhe prodhime me origjinë nga Serbia. “Ne nuk bëjmë politikë. Kemi ardhur për biznes, t’iu ofrojmë konsumatorëve shërbim të mirë dhe cilësor, si dhe t’iu përshtatemi interesave të tyre”, thotë Nevzad Kadriu, përgjegjës për hapje dhe mirëmbajtje të dyqanit Interex. Nevzad Kadriu, menaxher në Interex. Hapja e...