Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në derën e banesës së një qytetari në Shkodër. Ngjarja është regjistruar në lagjen “Tre Heronjtë”.

Policia thotë se në orët e para të mëngjesit persona të paidentifikuar kanë hedhur lëndë plasëse në derën e banesës së Ardian Fierzës.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.

“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia.

Siç raporton Klan News kjo është hera e dytë që ndaj Ardian Fierzës vendoset lëndë plasëse. Herën e parë ndodhi më 29 Gusht dhe shpërtheu në derën e biznesit të tij, një agjenci funerale pranë Spitalit të Shkodrës. Dyshimet asokohe ishin se ngjarja ndodhi për shkaqe konkurrence (Lexo më shumë)./tvklan.al