Rëndohet bilanci nga atentati i Shkodrës, vdes Arlind Bushati
Tetor 30, 2024
Arlind Bushati, i cili mbeti më herët i plagosur rëndë si pasojë e atentatit në Shkodër, ka ndërruar jetë në orët e mbrëmjes në spital. “Në vijim të informacioneve të dhëna më parë për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër, si pasojë e plagëve të marra edhe shtetasi Arlind Bushati, 32 vjeç”, njoftoi policia. Arlind Bushati, 32-vjeç, është djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidati të PD për Bashkinë e Shkodrës 2 vjet më parë. 32-vjeçari, në fillim të këtij muaji denoncoi në polici se dy persona që...