Vrasja pa autor e 17-vjeçarit në ‘97, nëna: Pas një viti e gjetëm në varreza, e njohëm nga flokët
Janar 28, 2024
Në moshën 21-vjeçare Ana ishte divorcuar dhe rriste e vetme dy fëmijët e saj. Në një moment të papritur, rigjen dashurinë me Mehmetin, djalin që shëtiste me autobus në kohën e tij të lirë. Ai vendosi që pavarësisht vështirësive, kundërshtimit të familjes e gjithçkaje tjetër, të martohej me Anën. Pas 7 vitesh martesë, Ana sjell në jetë një djalë dhe nisin problemet e saj shëndetësore. Ajo rendit një mori operacionesh të vështira, por tragjedia e vërtetë ndodhi në vitin e trazirave, 1997. Me lot në sy, Ana rrëfen për “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan vrasjen pa autor të...