Në këtë seancë ndërmjetësimi të “Shihemi në Gjyq” përballen dy motra, Mira dhe Veronika me babain e tyre, Pandin. Ky i fundit është vendosur në mesin e publikut të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Familja, e cila vjen nga Fieri ka përfituar në vitin 1991 rreth 20 mijë metër katrorë tokë përmes ligjit 7501.

Sot Mira akuzon babain dhe motrën se ata kanë shitur pjesën e saj. Pandi shpjegon se në vitin  2012 ai i ka dhënë një prokurë djalit të tij, Arjanit për të ndjekur procedurat për lëshimin e certifikatës së pronësisë. Sipas tij, Arjani ka përfituar dhe ka arritur të shesë tokën.

Pandi: Babai ka dërguar letrat, ia ka dhënë djalit.

Eni Çobani: Akoma më keq, po.

Pandi: Se më ka mashtruar, më ka thënë m’i jep mua t’i bëj letrat në emrin tënd, të dalësh ti pronar, të marrësh ti certifikatën e pronësisë dhe ta ndash tokën nëpër të gjithë fëmijët.

Veronika: Ça faji kemi ne tani që dalim në publik o babi?

Mira: Jemi 4 familje po zihemi për atë dreq tokë!

Pandi: Unë i kam besuar, ia kam bërë.

Mira: I besove, ja ku na solli! Po na shkatërron familjet! Sot zihemi me kalamajtë, nesër do zihemi me të tërë njerëzit për ato dreq toka!

Pandi: Sot ka ardhur fundi! Që nga 2012 që unë ia kam dhënë  letrat në 2010 për t’i bërë letrat në emrin tim, ai ka punuar me letrat e mia dhe e ka bërë tokën në emrin e tij!

Veronika: I ka bërë o babi, i ka bërë po kush e paguan taksën e tokës?

Pandi: Arjani pjesë në trungun tim nuk ka fare, por e ka fituar këtë meanë të letrave që i dhashë unë, i ka bërë gjoja që unë ia kam shitur tokën Arjanit, më ka dhënë Arjani 80 milionë lekë!

Pandi shton se nuk ka qenë në dijeni të shitjes së tokës sepse e ka marrë vesh pas 9 vitesh.

Eni Çobani: Paske marrë lek të madh o zoti Pandi! Edhe këtë s’e paskam ditur që paske marrë dhe lekë! O  Veronika po ke marrë lekë bashkë me babain, pranoje tani që ke marrë 80 milionë lekë!

Pandi: S’i kam marrë!

Eni Çobani: I ke marrë apo s’i ke marrë 80 milionë lekë?

Pandi: Jo, jo, as i kam marrë, as e kam pasur ndërmend! Kur e kam marrë vesh që kam shitur tokën unë,  e kam marrë vesh pas 9 vjetësh, e kam zbuluar që djali mua më kishte mashtruar me letrat e mia që ma kishte shitur tokën!/tvklan.al