Një debat ka përfshirë dy fqinj në Vlorë. Sipas raportimit të Albit, korrespondentit të Vlorës së “Aldo Morning Show” në Tv Klan, konflikti ka lindur pasi fqinja ka mbetur shtatzënë me fqinjin. Ky i fundit i kërkon ta heqë fëmijën.
Albi: Një zonjë dhe një zotëri kanë debatuar me njëri-tjetrin ditën e shtunë, janë gjitonë por e bukura është se kanë debatuar në makinën e zotërisë. Ka qenë një çështje shumë serioze për t’u biseduar. Në momentin që zonja është acaruar, ka dalë nga makina me ofendime për zotërinë.
Aldo: Po ç’pati?
Albi: Po thuhet se zonja ka ngelur pak shtatzënë me zotërinë. Por pak, jo shumë që mos ta ekzagjerojmë.
Aldo: Mos e ekzagjero, po.
Albi: Tani zotëria kërkon që zonja nuk duhet ta mbajë atë dhe janë këto debatet ndërmjet çiftit, e ke parasysh, “ti e bëre kastile, jo duhet ta mbajmë, jo duhet ta heqim”.
Aldo: S’e prisja prej teje.
Albi: Dhe shpresojmë të ketë një zgjidhje tamam, aq më tepër që janë edhe gjitonë, do kesh sherre përditë./tvklan.al