Një 37-vjeçar me iniciale G.K. ka rënë në pranga të policisë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij në Borsh janë gjetur doza kokaine, fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe një armë gjahu pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
37-vjeçari kishte me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al