11 emigrantë të paligjshëm janë arratisur mbrëmjen e djeshme nga Qendra e Pritjes në Karreç, Durrës.
Ende mbetet e paqartë nëse emigrantët kanë marrë ndihmë për arratisjen nga qendra, e cila është nën mbikëqyrjen e Policisë së Shtetit. Për këtë arsye, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur një hetim të brendshëm. Efektivët që ishin në shërbim në momentin e ngjarjes janë marrë në pyetje për të zbardhur rrethanat e arratisjes.
Të gjithë këta individë janë kapur më herët nga autoritetet shqiptare gjatë përpjekjeve për të kaluar ilegalisht kufirin, shpesh të ndihmuar nga grupe kriminale të përfshira në trafikimin e emigrantëve të paligjshëm.
Klan News