Ai është gazetar, komentator sportiv, autor programesh dhe prej dy vitesh e gjysmë ndodhet në Televizionin Klan pikërisht për të komentuar ndeshjet e Kombëtares sonë të futbollit. Drejton në Tv Klan kur janë ndeshjet e Kombëtares, “Klan Kuq e Zi”.
Bëhet fjalë për Alban Xhihanin, të cilin këtë herë e shohim në fakt në një profil tjetër, atë familjar, si bashkëshort dhe baba i dy vajzave. Pikërisht nga studio e emisionit “Rudina” në Tv Klan, Xhihani prezanton familjen e tij të bukur: bashkëshorten Isida dhe dy vajzat, Uma dhe Liv.
Vetë gazetari rrëfen se kjo është hera e parë që del në ekran me familjen, e këtë ia rezervoi ekskluzivisht Televizionit Klan.
“Është hera e parë. Ndonjëherë në jetën tonë private jemi pak të rezervuar, të paktën tek fëmijët. Realisht e rezervuam enkas vetëm për Klanin, për Rudinën”, u shpreh Xhihani./tvklan.al