Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur fletë-arrest ndërkombëtar për ish zv/kryeministrin Artan Grubi dhe ish-drejtorin e “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami. Në publikimin e Ministrisësë Punëve të Brendshme theksohet se personat janë nën hetim për kryerjen e veprës penale.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme Gjykata Penale pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore duke ju caktuar paraburgim 30 ditor ish-zv/kryeministrit Artan Grubi dhe ish-drejtorit të “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami.

Kurse për 4 persona të tjerë të përfshirët në hetimin për “Lotarinë Shtetërore”, Penalja vendosi shqiptimin e masave të sigurisë, përkatësisht marrjen e pasaportave. Dëmi i kryer në “Lotarinë Shtetërore”, sipas Prokurorisë është mbi 500 milionë Denarë ose rreth 8,2 milionë Euro./Klan Macedonia