Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku burri mbyti gruan, banesa e familjes Lera është e boshatisur. Trupi i 45 vjeçares Eva Lera është dërguar në fshatin e lindjes ku dhe do të prehet.
Autori i krimit Teodor Lera, i cili tentoi vetëvrasjen duke prerë damarët, tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Mjekët thonë se 57-vjeçari po mbahet në mbikëqyrje. Ai ndodhet në spital nën masën e arrestit. Ende nuk është marrë në pyetje ndërkohë që nuk thënë asnjë fjalë për krimin e bërë.
Hetimi për këtë ngjarje që tronditi Vlorën, është marrë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Fqinjët tregojnë se 57-vjeçari ishte tepër xheloz dhe shpesh herë e keqtrajtonte bashkëshorten. Madje ai e kishte plagosur në kokë pas një sherri. Por, 45-vjeçarja, për hatër të 3 fëmijëve e kishte falur.
Tv Klan