Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Po shembet piramida e krimit falë opozitës”, i tha ai gazetarit të Klan News, Enkel Xhangoli teksa po dilte nga selia e PD-së.

Kujtojmë se GJKKO ka caktuar masën e arrestit me burg ndaj Veliajt, i akuzuar për disa vepra penale. Po me kërkesë të SPAK, mësohet se ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxa është caktuar masa e sigurimit “arrest në shtëpi”./tvklan.al