Ky është momenti kur agjentët për Hetimin e Trafiqeve në policinë e Tiranës arrestojnë dy shtetase të huaja të cilat akuzohen për shfrytëzim prostitucioni.
Bëhet fjalë për Elena Maslovan, një ruse 37-vjeçare dhe ukrainasen Anna Tkachenko, 27 vjeçe. Të dyja u kapën në flagrancë në rrugën “Naim Frashëri”, duke marrë shuma parash nga vajza të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion.
Nga verifikimevet rezultoi se rusja dhe ukrainasja mblidhnin shumat e parave të përfituara nga shtetaset e huaja që dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion, të cilat reklamoheshin në faqen “Escort Tirana”, dhe më pas këto shuma parash ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje, shtetas ende të paidentifikuar.
Ka qene një prej vajzave që shfrytezohej për prostitucion qe ka bashkë punuar me policinë, për të zbërthyer veprimtarinë e paligjshme. 11 vajzat e huaja të cilat shfrytëzoheshin për shërbime seksuale kundrejt pagesës u proceduan penalisht. Ndërsa dy vajzat nga Ukraina dhe Rusia akuzohen për “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.
Policia u sekuestroi vajzave të huaja vlera të konsiderueshme parash, në lekë, euro, paund britanikë dhe dollarë amerikanë.
Hetimet për këtë rast nisën në 2023-n, në kuadër të operacionit “Escort”.
Klan News