Po vazhdojnë intestivisht punimet për sanimin e dëmeve në kanalin e Ibër Lepencit në Varragë të Zubin Potokut.
Derisa në shumicën e qyteteve është rikthyer furnizimi me ujë të pijshëm, në rajonin e Mitrovicës vazhdon të ketë reduktime.
Prokuroria Speciale nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se për sulmin në Ibër-Lepenc u shoqëruan në polici 10 persona, vetëm njërit prej tyre i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji.
E faktori ndërkombëtar e cilëson të papranueshëm shpërthimin.
Pas takimit që përfaqësuesit e vendeve anëtare të QUINT-it zhvilluan me Kryeministrin Albin Kurti, ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeffrey Hovvenier ka thënë se është herët të flitet nëse Serbia është përgjegjëse për shpërthimin.
“Në këtë pikë, Shtetet e Bashkuara nuk janë në gjendje të thonë se kush qëndron prapa sulmit. Është herët për një gjë të tillë dhe këto gjëra kërkojnë hetim të kujdesshëm. Ajo që mund të them është se institucionet e Kosovës kanë mbështetjen tonë. Gjithashtu nuk jam në gjendje të përjashtoj asnjë grup, shtet apo ndonjë gjë tjetër. Është shumë herët, nuk e dimë ende”.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë tha se përsërit thirrjen e BE-së të cilët e kanë quajtur sulm terrorist e akt sabotimi.
Të martën në Bruksel, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
Takimet nuk do të zhvillohen në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, proces që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian ka konfirmuar zëdhënësja e BE-së.
Tv Klan