Akuzohet për sulm seksual ndaj një gruaje
Dani Alves, ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe veterani i Brazilit, është arrestuar në Katalonjë nën dyshimin për sulm seksual. Mbrojtësi 39-vjeçar është marrë në paraburgim pas një akuze të ngritur ndaj tij më 30 Dhjetor 2022.
Alves ishte në një rajon të policisë së Barcelonës mëngjesin e kësaj të premteje për të dëshmuar kundër akuzave.
Alves ka mohuar akuzat e bëra ndaj tij, të cilat erdhën pas një vizite në një klub nate të Barcelonës. Ai pranoi se ka qënë i pranishëm në atë ambient. “Nuk e di kush është ajo zonjë. Kur futesh në tualet nuk ke pse pyet se kush është atje. Unë kurrë nuk kam pushtuar hapësirën e askujt”.
Amerikano-jugori tani do të dërgohet në Pallatin e Drejtësisë në Barcelonë, ku do të marrë pjesë në një seancë gjyqësore dhe një gjyqtar do të vendosë për situatën e tij të përkohshme ndërkohë që çështja në fjalë është duke u hetuar.
Tv Klan