Një artist italian ka vizatuar një kullë “Eiffel” më të madhe në një fushë pranë Veronës me rastin e Lojërave Oplimpike të Parisit të cilat që pritet të zhvillohen më 26 korrik deri më 11 gusht.


Dario Gambarin ka përdorur një traktor për të krijuar veprën e artit. Vepra e vizatuar ka një sipërfaqe prej 20,000 metrash katrorë dhe është krijuar në një parcelë në Castagnaro, në provincën e Veronës.

Poshtë kullës Eiffel janë vizatuar edhe 5 rrathët, simboli ikonë i Lojërave Olimpike, një event sportiv që bashkon popujt në mbarë botën.

Vlen të theksohet se kjo nuk është vepra e parë e këtij lloji e artistit italian pasi ai në të kaluarën ka krijuar portrete të ish-presidentëve amerikanë Barack Obama dhe Donald Trump, por edhe të Papa Françeskut.

Klan News