Me 52 vota pro, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka njohur reformat transformuese të drejtësisë në Shqipëri, luftën kundër korrupsionit dhe përparimin e Shqipërisë në të drejtat e njeriut dhe demokracinë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili shkruan se angazhimi i Shqipërisë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës, ka qenë i palëkundur dhe përpjekjet e pandërprera, më në fund po japin rezultatet e shumëpritura.
“Faleminderit Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportuesit Ionut Stroe, për njohjen e reformave transformuese të drejtësisë në Shqipëri, luftën tonë kundër korrupsionit dhe përparimin e Shqipërisë në të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Angazhimi i Shqipërisë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës, ka qenë i palëkundur dhe përpjekjet tona të pandërprera më në fund po japin rezultatet e shumëpritura”, shkruan ministri Hasani në rrjetin social “X”.
Thank you @PACE_News and rapporteur Ionuț-Marian Stroe for recognizing Albania's transformative justice reforms, our fight against corruption, and Albania’s progress in the human rights and democracy.
— Igli Hasani (@IgliHasani) April 17, 2024
Albania's commitment to the Council of Europe's standards has been unwavering… pic.twitter.com/P6zSrgDDG5
/tvklan.al