134 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit
Për hërë të parë prej 9 korrikut, koronavirusi në vendin tonë nuk ka shkaktuar viktimë. Prej nisjes së pandemisë numri total i jetëve të humbura qëndron në 370 persona. Ministria e Shëndetësisë në raportin e saj për 24 orët e fundit bëri të ditur se situata paraqitet e qendrueshme.
“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 186 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar”, u njoftua nga ministria.
Numri i infektimeve ditore vijon të jetë mbi mesataren, me një total prej 134 personash të konfirmuar me Covid vetëm gjatë së enjtes, nga 852 testime te kryera. Tirana kryeson në përhapjen e infeksionit, pasuar nga qyteti i Durrësit.
“61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier,5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë”, tha Flutura Beqo nga ISHP.
Rastet aktive në vend vijonë të jenë të larta me 5312 persona, ndërsa 100 të tjerë janë shëruar vetëm gjatë 24 orëve të fundit.
TV Klan