Travis Scott ka thyer heshtjen lidhur me ngjarjen tragjike gjatë festivalit tragjik të Astroworld në vitin  2021.

Dhjetë persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u lënduan gjatë koncertit në Hjuston, Teksas pasi turma vërshoi drejt skenës.

Në intervistën e tij të parë pas tragjedisë, Scott tha se ishte “tej mase i shkatërruar” nga humbja e jetëve.

“E mendoj gjithmonë”, tha ai për revistën GQ. “Ata fansa ishin si familja ime. E di, i dua fansat e mi në kulm. Ka momente kur gjërat vështirësohen dhe…po. Ti ndien për këta njerëz. Dhe familjet e tyre”.

Personat që humbën jetën nga asfiksmi i përkisnin moshave 9-27 vjeç. Reperi konfirmoi se një prej këngëve të tij në albumin e fundit, e titulluar “My Eyes” i kushtohet tragjedisë. Teksa ritmi drejt fundit të saj shtohet, Travis thotë:

“Më kujtohen ato net dhe krah meje shoh një det me njerëz që ecin me mua/Sikur ta dinin çfarë Scotty do bënte që të hidhej nga skena dhe të shpëtonte një fëmijë”.

“Kënga është emocionale… dhe ajo strofë është shumë domethënëse për mua”, shprehet ai.

I pyetur se çfarë donte që njerëzit të mendonin kur të dëgjonin këngën, Scott tha: “Ta dinë se gjithashtu edhe unë ndiej dhimbje. Kam shqetësime, gjëra që mendoj, gjëra që i shoh çdo ditë, mendoj për to. Dhe çdo ditë përpiqem të gjej ndryshimin, të përmirësoj gjërat, veten. Është thjesht: unë i kaloj gjërat si çdokush tjetër. Dhe së fundmi diçka që s’mund ta imagjinoja kurrë”.

Reperi po përballet ende me padi civile nga familjet e viktimave. 3 prej tyre kanë arritur një marrëveshje me Scott por detajet e tyre nuk janë publike. Gjyqi i parë i njërës prej viktimave është programuar për në Maj 2024./tvklan.al