Në familjen e Gledian Mukës i cili mbeti i vrarë në atentatin e trefishtë në Memaliaj ka dhimbje për humbjen e tij. Gjyshja e 36-vjeçarit kërkon drejtësi për vrasjen e nipit.
“Dua të drejtën e djalit. Përse na e vranë? Përse? Ç’a ju bëri? Ça bën shteti? Ça bën shteti të keqen nëna? Djalë i vetëm, i morri jetën djalit”, shprehet gjyshja e kamarierit që mbeti i vrarë.
Të afërmit thonë se ai punonte si kamarier në lokalin ku ndodhi krimi prej një viti ndërsa ishte një djalë i qetë
“Punonte me orar të zgjatur. I thonin në këtë orë, shkonte e vinte djali. Punonte për mrekulli. Një djalë i mrekullueshëm”, thotë një tjetër e afërme.
Veç tij, pa faj, pa patur lidhje me ngjarjen, humbi jetën edhe një klient i lokalit.
Klan News