Nga Lincoln te Regan e Trump, atentatet ndaj presidentëve të Amerikës në histori
Sulmet ndaj presidentëve të Shteteve të Bashkuara kanë qenë gjithnjë ngjarje të rëndësishme dhe tronditëse, jo vetëm për historinë politike të vendit, por edhe mbarë globit.
Sulmi ndaj Ronald Reagan në vitin 1981 dhe sulmi i fundit ndaj Donald Trump ditën e djeshme, janë dy raste të tilla që meritojnë një analizë të thelluar. Megjithëse të dyja ngjarjet kanë përfshirë sulme ndaj ish-presidentëve, konteksti dhe natyra e tyre ndryshojnë ndjeshëm.
KLIKO KËTU për të lexuar lajmin e plotë!
“Të palëkundur ndaj të keqes”, Trump falenderon Zotin që i shpëtoi atentatit
Duke falenderuar të gjithë ata që u lutën për shëndetin e tij, Donald Trump ka një reagim të dytë pas ngjarjes së rëndë ku një 20 vjeçar tentoi ta vriste.
“Vetëm Zoti e parandaloi të paimagjinueshmen. Ne nuk do kemi frikë, përkundrazi do jemi të palëkundur në besimin tonë përballë së keqes”, ka shkruar ai në “Truth Social”.
Sipas kandidatit për president, ky është momenti “për t’u bashkuar”.
“Lutemi për shërimin e atyre që u plagosën dhe mbajmë në zemrat tonë kujtimin e qytetarit që mbeti i vrarë në mënyrë të tmerrshme. E dua vendin tonë, ju dua të gjithëve dhe mezi po pres t’i drejtohem kombit tim këtë javë nga Wisconsin”, përfundon Trump.
Ngjarja që tronditi Amerikën përmes fotove
Pamjet e para të Trump pas atentatit
Këto janë pamjet e para të ish-Presidentit amerikan Donald Trump, pas plagosjes së tij në Pensilvani. Teksa gjendja e tij shëndetësore është e mirë, mësohet se ai është kthyer në shtëpinë e tij në New Jersey.
Ai u plagos në pjesën e sipërme të veshit të djathtë dhe u largua nga mitingu i gjakosur në fytyrë.
Me snajper mbi çati, pamjet e 20 vjeçarit kur qëlloi Trump
Videoja ku shihet 20 vjeçari mbi një ndërtesë, para se të gjuante me snajper në drejtim të ish-Presidentit amerikan Donald Trump:
200 metra larg “objektivit”, si ishte pozicionuar atentatori i Trump
BBC shkruan, bazuar te dëshmitë e deritanishme se atentatori i Donald Trump ishte pozicionuar me snajper në një çati, më pak se 200 metra larg “objektivit”. Ky version i ngjarjes së rëndë mbështetet edhe nga filmimet që janë siguruar, ku shihet edhe trupi i pajetë i autorit 20 vjeçar Thomas Matthew Crooks.
KLIKO KËTU për më shumë detaje!
Rama për plagosjen e Trump: Tragjedi për botën demokratike
“Tragjedi për botën demokratike!”, kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Në postimin e tij në rrjetin social “X”, ai shkruan: Është shqetësuese të dëshmosh që një kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të qëllohet duke folur në një tubim dhe të dëgjosh se një pjesëmarrës ka vdekur mes disa të tjerëve që janë plagosur. Kjo është një tragjedi për botën demokratike. Mendimet e mia janë me ish-presidentin Trump dhe familjen e tij. Ne të gjithë shpresojmë se kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër të gjitha formave të dhunës.
Presidenti Begaj: Shërim të shpejtë Trump, e dënojmë me forcë këtë sulm
Për atentatin ndaj ish-Presidentit amerikan Donald Trump, ka reaguar Kreu i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj.
“I trishtuar pas lajmit për tentativë vrasjeje ndaj ish-Presidentit Donad Trump. I uroj Trump rikuperim të shpejtë dhe ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e një jete të pafajshme. E dënojmë me forcë këtë sulm dhe të gjitha format e dhunës politike, e cila nuk ka vend në demokraci”, thotë Presidenti i vendit në reagimin e tij.
“Të dua babi”, Ivanka Trump ndan foton e ish-presidentit
Përmes një postimi në “X”, Ivanka Trump ka ndarë lutjet e saj për të plagosurit dhe familjen e viktimës pas atentatit ndaj babait të saj Donald Trump.
“I jam mirënjohës Shërbimit Sekret dhe të gjithë oficerëve të tjerë të zbatimit të ligjit për veprimet e tyre të shpejta dhe vendimtare sot. Unë vazhdoj të lutem për vendin tonë.”
“Të dua babi, sot dhe gjithmonë”, janë fjalët që ajo i drejton ish-presidentit, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
KLIKO LAJMIN për më shumë!
Biden dhe liderët botërorë dënojnë sulmin ndaj Trump
Presidenti Joe Biden tha të shtunën se “të gjithë duhet ta dënojnë” atentatin ndaj ish-presidentit Donald Trump dhe shtoi se shpreson të flasë së shpejti me rivalin e tij. Duke iu drejtuar vendit rreth dy orë pas ngjarjes, zoti Biden tha se ndihej i lehtësuar që sipas njoftimeve zoti Trump “është mirë”. Ai shtoi se nuk kishte mundur të fliste me ish-presidentin Trump përpara se të bënte komentet para vendit dhe u zotua se do të informojë publikun nëse arrin të bisedojë me të dhe nëse merr detaje shtesë rreth hetimit.
Për më shumë KLIKO LAJMIN!