Për atentatin ndaj Donald Trump, ka reaguar Presidenti aktual i SHBA Joe Biden.
2 orë pas ngjarjes, Biden u shpreh se “Nuk ka vend në Amerikë për këtë lloj dhune. Është çmenduri! Nuk mund ta lejojmë të ndodhë…”
“Jill dhe unë jemi falënderues që Shërbimi Sekret u kujdes për sigurinë e tij. Lutem për Trump! Ne duhet ta dënojmë këtë dhunë si komb”, tha ai më tej.
Shihni momentin e atentatit:
Gjatë kohës që Trump u qëllua në miting, Biden po merrte pjesë në një meshë. Teksa kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, ende nuk dihet motivi që e shtyu 20 vjeçarin Thomas Mathew Crooks të qëllonte disa herë me armë në miting.
/tvklan.al