Ashtu si në pjesën tjetër të botës edhe vendet aziatike po presin sezonin e festave me dekorime të shumta.

Tre tregje të Krishtlindjeve në qytetin kinez të Shangait kanë tërhequr vizitorë të shumë vendas e të huaj.

Ato janë zbukuruar me drita dhe dekorime shumëngjyrëshe si dhe pemë gjigante

Krishtlindjet nuk festohen tradicionalisht në Kinë, por është e zakonshme që çiftet e reja dhe disa familje ta kalojnë festën së bashku.

Ndërsa në kryeqytetin e Tokios banorët dhe vizitorët vizituan instalacionet e artit. Pavarësisht motit të ftohtë, netët e Dhjetorit shijohen falë pamjeve spektakolare që gjen në kryeyqytetin japonez.

Edhe në zemër të Taipei atmosfera e festave nuk mungoi. Shumë vizitorë shkrepën foto pranë dekorimeve shumëngjyrëshe të Krishtlindjeve.

Në Taipei, panairi i Krishtlindjeve filloi zyrtarisht më 15 Nëntor dhe zgjat për 48 ditë duke tërhequr  vizitorë nga i gjithë Tajvani dhe jo vetëm.

Klan News