Mbërrin sezoni festiv në Romë ku këtë vit zbukurimet janë miqësore me mjedisin.
Në Piazza del Popolo, është vendosur një bredh i lartë i marrë nga pyjet e Lombardisë, ku mblidhen mijëra njerëz për të parë zbukurimet.
Dritat me konsum të ulët janë në mesin e dekorimeve duke e transformuar Via del Corso dhe duke i dhënë një pamje mahnitëse. Gjithashtu ka edhe zbukurime që nxjerrin në pah rëndësinë e ujit, si një element i rëndësishëm për globin.
Vendet më ikonike të Parisit, nga Champs Elysees( SHONZ ELIZE ) në Place de la Concorde (Plaz dë la Konkord), janë zbukuruar gjithashtu me drita dhe dekore për të shënuar ardhjen e Krishtlindjeve . Parisienët dhe turistët kanë mundësinë të shijojnë verë të ngrohtë dhe muzikë në një treg të vogël Krishtlindjesh pranë katedrales Notre-Dame.
Dekorimet festive ndriçuan qendrën e Oslos, duke sjellë gëzim për vendasit dhe vizitorët. Zbukurimet ishin të vendosura në hotele dhe dyqane në qendër të qytetit. Banorët dhe turistët mund të realizojnë fotografi në një park në qendër të Oslos. Të tjerë kanë mundësi të shijojnë ëmbëlsirat sezonale në një treg Krishtlindjesh.
Përpara Krishtlindjeve, kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhagen, shkëlqen me drita dhe dekorime. Miliona drita festive zbukurojnë tregjet e Krishtlindjeve të qytetit danez, pemët, vitrinat e dyqaneve dhe madje edhe varkat në port. Pema e Krishtlindjeve në sheshin e Bashkisë u vendos më 1 Dhjetor, një traditë që daton më shumë se njëqind vjet më parë.
Ndërkaq Mbretëresha e Britanisë Camilla dekoroi një pemë të Krishtlindjes me fëmijë me aftësi të kufizuara në Clarence House në Londër. Ata u befasuan nga një vizitë nga Babagjyshi, ndërsa Mbretëresha shtroi gjithashtu edhe një drekë për ata.
Klan News