Milani gjendet në vendin e nëntë në renditje, por është larg vetëm gjashtë pikë nga një biletë për në Ligën e Kampioneve. Pavarësisht paraqitjes me ulje-ngritje që ka treguar deri më tani, objektivi për vendin e katërt është ende i mundur për “Djallin”.
Por kuqezinjtë e dinë se nuk do ta kenë të lehtë, pasi përpara tyre janë ekipe që po bëjnë mirë. Siç është Bolonja, një Fiorentinë entuziaste, Roma që ka bërë mirë e do që të ngrihet, por edhe Lacio dhe Juventusi që gjenden në mes të një krize.
Pesë ekipe për t’u rikuperuar janë shumë, por matematika sugjeron se kjo gjë është ende e mundur. Pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve, Milani do ta ketë vetë në dorë fatin e vet.
Përveç ndeshjes gjysmëfinale ndaj Interit në Kupën e Italisë, një përballje me peshë do të jetë transferta kundër Napolit më 30 mars.
Detyrim për Milanin është fitorja, pasi një barazim ka pak rëndësi për objektivin e tyre. Por rivalët e tyre, të kaltrit janë vetëm tri pikë larg Interit kryesues dhe do të bëjnë gjithçka që të mos ta thellojnë diferencën. Në stadiumin “Maradona”, “Djalli” mund të shkruajë fatin e vet, por një dorë mund t’ua japë edhe rivalëve të qytetit, Interit. Një dilemë e bukur, pak më pak për ekipin, por shumë më shumë për tifozët kuqezinj.
Klan News