Autoritetet hungareze kanë nisur kontrollin e çmimeve të ushqimeve. Ky vendim vjen pasi Hungaria ka përjetuar rritjen më të lartë të inflacionit në 27 shtetet e BE-së që nga agresioni rus në Ukrainë në vitin 2022 dhe çmimet mbeten një shqetësim i madh për shumë familje. Situata ekonomike detyroi kryeministrin hungarez Viktor Orban të ndërhyjë me masa konkrete.

“Duhet të ndërhynim edhe nëse dikujt nuk i pëlqejnë këto masa . Por nuk jemi vetëm ne në këtë situatë, unë kam parë përreth dhe mund të them se kjo zgjidhje ekziston edhe në 3-4 vende të tjera evropiane. Dhe nëse kjo nuk do të sillte rezultate, atëherë ka edhe një formë ndërhyrjeje më të ashpër që përdoret edhe në një ose dy vende evropiane.”

Orban ka njoftuar ulje të mëdha taksash për nënat dhe ka vendosur një kufi për çmimet për 30 artikuj ushqimorë. Por si i presin këto ndryshime qytetarët.

“I vetmi ndryshim do të jetë se çmimi do të ulet për disa produkte, por tregtarët do të kompensojnë humbjet e tyre në produktet e tjera”, thotë një prej tyre.

“Unë mendoj se do të kursej rreth 3,000-4,000 Florinta gjatë disa ditëve”, shprehet një tjetër.

Qeveria ka paralajmëruar bizneset se nëse nuk respektohet ky vendim, këto masa mund të zgjerohen në të gjitha kategoritë ushqimore. Të dhënat zyrtare tregojnë një rritje prej 7.1% të çmimeve të ushqimeve gjatë vitit të kaluar.

Klan News