Trajneri Silvinjo, publikoi këtë të Shtunë, listën me 26 futbollistët e përzgjedhur për dy ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit.

Ka mbetur jashtë listës mbrojtësi i majtë, Mario Mitaj, i cili me trajnerin Silvinjo është kthyer në një titullar të padiskutueshëm në Kombëtare. Mbrojtësi i majtë prej kohësh vuan një dëmtim dhe duket se kjo është arsyeja përse është lënë jashtë.

Mungesë e rëndësishme në mbrojtje është edhe ajo e Elseid Hysajt, i cili gjithashtu vuan problemet fizike.

Probleme me dëmtimet ka pasur edhe në sulm, aty ku Mirlind Daku ka mbetur jashtë. Vetë lojtari pak ditë më parë deklaroi se vuan shqetësime fizike dhe ka luajtur me injeksione.

Disi surprizuese duket lënia jashtë e Anis Mehmetit, sulmuesit shqiptar që numëron 12 gola në Championship këtë sezon te Bristol City. Ftesa për lojtarin dukej e sigurt, por kjo nuk ka ndodhur dhe arsyen pritet ta sqarojë Silvinjo në konferencën për shtyp. Nuk është ftuar në Kombëtare as sulmuesi tjetër, Taulant Seferi.

Lista e Kombëtares
Lista e Kombëtares

/tvklan.al