Sulmuesi Cole Palmer nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshet e Anglisë, në eliminatoret e Botërorit.

Sulmuesi i Chelsea ka pësuar një dëmtim muskulor dhe nuk do të jetë në grumbullimin e “Tre Luanëve”.

Palmer mungoi në ndeshjen Arsenal-Chelsea, ndërsa trajneri Enzo Maresca zbuloi pas takimit se sulmuesi pritet të jetë gati vetëm pas pushimit të kombëtareve.

Anglia do të luajë ndaj Shqipërisë dhe Letonisë këtë muaj. Kujtojmë se Palmer ishte fillimisht pjesë e listës së publikuar nga trajneri Thomas Tuchel, por tani do të bëhen ndryshime.

/tvklan.al