Shkencëtarët australianë kanë përftuar embrionin e parë të kangurit në botë përmes fertilizimit artificial, një zhvillim që mund të ndihmojë në shpëtimin e gjallesave të rrezikuara nga zhdukja.

Duke përdorur kampionët nga kangurët gri, ata injektuan një spermatozoid të vetëm në një vezë, por thonë se lindja kërkon më shumë punë dhe “përparime teknike”.

Kjo risi tregon të dhëna të rëndësishme për lindjen e marsupialëve dhe mund të ndihmojë në përmirësimin e shumëllojshmërisë gjenetike të specieve të rrezikuara si koala, djalli i Tazmanisë, oposumit etj.

Australia është shtëpia më e madhe e gjitarëve marsupialë, por ka edhe shifrën më të lartë të zhdukjes së gjitarëve.

Eksperimenti i University of Queensland vëzhgoi rritjen e vezëve dhe spermatozoidëve të kangurëve në  laborator përpara se të krijonte embrionët duke përdorur metodën e injektimit instracitoplazmik të spermës.

Kjo teknikë që përdoret te njerëzit dhe disa kafshë të zbutura, ishte testuar te kangurët gri të ngrodhur.  Ky lloj u zgjodh sepse nuk është në rrezik dhe popullata ekzistuese është e lartë.

Pavarësisht famës dhe rolit thelbësor që marsupialët kanë në Australi, studimet anatomike të tyre janë të kufizuara.

“Ne tani po përmirësojmë metodat për të mbledhur, kultivuar dhe ruajtur qelizat riprodhuese të marsupialëve”, u shpreh dr. Gambini duke shtuar se këto teknika do të luajnë rol kryesor në ruajtjen “e materialit gjenetik të këtyre kafshëve unike dhe të çmuara”.

Fertilizimi artificial (in vitro) po përdoret në të gjithë botën si mjet për të ruajtur kafshët në zhdukje. Vitin e kaluar, shkencëtarët realizuan shtatzëninë e parë përmes tij duke vendosur një embrion rinoceronti të përftuar në laborator te një nënë zëvendësuese në Kenia.

Në vitin 2018, pllenimi artificial u  përdor për të krijuar embrionin e parë të një gomari./tvklan.al