Autoritetet australiane po asistojnë në ngordhjen e 90 balenave të ngecura në një plazh të Tasmanisë.

Nëj ekip ekspertësh në vendngjarje thanë se gjendja e tyre e vështirë e bën të pamundur që të shpëtohen. Balenat janë pjesë e një kopeje me 157 individë që ishte afruar pranë Arthur River, në veriperëndim të ishullit. Pjesa tjetër kishte ngrodhur pak kohë pasi kishte ngecur në breg.

Këto balena në fakt i përkasin një prej llojeve më të mëdha të delfinëve. Ato rriten deri në 6 metër dhe peshojnë 1.5 ton.

Autoritetet u shprehën se balenat kishin  ngecur prej 24-48 orësh dhe të mbijetuarat gjendeshin në stres ekstrem.

Biologu detar Kris Carlyon tha se plazhi ku gjendeshin ndodhet 300 kilometra larg Launceston dhe ishte e vështirë për të transportuar pajisjet e shpëtimit.

Kthimi i kafshëve në det nga vendi ku ngecën ishte i pamundur, kështu që një ekip u përpoq që të transportonte dhe më pas fuste në ujë dy prej tyre, por pa dobi. Balenat vazhdonin të ktheheshin drejt plazhit.

Veterinerët u detyruan të ndërmerrnin vendimin e vështirë për eutanazinë e balenave të mbetura.

“Sa më gjatë që qëndrojnë të ngecura, aq më shumë vuajnë. Të gjitha alternativat kanë qenë të pasuksesshme, eutanazia është gjithë zgjidhje e fundit”, tha dr. Carlyon.

Procesi nis të mërkurën dhe do të vazhdojë të enjten. Autoritetet po përpiqen të gjejnë mënyra për të larguar balenat e ngordhura. Vendi është trashëgimi kulturore e rëndësishme për indigjenët australianë dhe një zëdhënës tha se “mund të jetë një rast…për të lënë natyrën të bëjë detyrën e saj”.

Qytetarëve u është kërkuar të shmangin plazhin dhe kalimi në rrugë është kufizuar./tvklan.al