1 person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti këtë të diel mes një autobusi dhe furgoni.
Policia ka njoftuar se ka ndërruar jetë drejtuesi i furgonit, Qani Beqo, 60 vjeç. 4 personat e plagosur ndodheshin në autobus dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd në vendin e quajtur “Guroja”. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./tvklan.al