Ministria e Mbrojtjes spanjolle ka nisur hetimet pasi një prej avionëve të saj luftarakë lëshoi aksidentalisht një raketë mbi Estoninë, gjatë një seance stërvitore.

Incidenti, sipas ministrisë spanjolle, ndodhi mbrëmjen e së martës, në një zonë në jugperëndim të Estonisë, e autorizuar për stërvitje të tilla.

Nga ngjarja nuk padi dëme dhe raketa ishte e dizenjuar për t’u vetëshkatërruar. Megjithatë, ushtria e Estonisë tha se po kërkon për mbetjet e raketës.

“Një eurofighter spanjoll me bazë në Lituani lëshoi aksidentalisht një raketë, pa shkaktuar asnjëlloj dëmi”,

tha ministria spanjolle në një deklaratë.

“Raketa ajër-ajër nuk goditi asnjë avion luftarak. Kemi nisur një hetim për të sqaruar shkakun ekzakt të këtij incidenti”.

Sipas asaj që shkruan BBC, raketa mbante me vete 10 kilogramë eksploziv dhe mendohet se ra 40 kilometra në veri të Estonisë, në qytetin e Tartu.

Në seancën stërvitore të NATO-s merrnin pjesë 2 avionë luftarakë spanjollë dhe 2 francezë.

/tvklan.al