Avokatet lejohen të hyjnë në ambientet e gjykatës vetëm kur kanë orarin e gjyqit. Ky është vendimi i kryetarit të gjykatës në Durrës që ka ngritur në protestë avokatët në këtë qytet.
Këtë të hënë ka nisur bojkoti i të gjitha seancave gjyqësore me përjashtim të masave të sigurisë.
Nëse nuk do të ketë një ndryshim të vendimit, kjo situatë do të zgjasë deri të premten. Sipas avokatëve vendimi është diskriminues.
Vendimi është marrë para 3 javësh. I pyetur nga mediat, kreu i institucionit ka thënë se vendimi është marrë për të shmangur ndikimin e avokatëve te gjyqtarët.
Klan News